TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kreu i Grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili deklaron se armiku i hapjes së negociatave për Shqipërinë është kryeministri Edi Rama dhe jo evropianët me opozitën shqiptare.
Vasili thekson se rezolutën e miratuar dje në Kuvend, vetëm me votat e PS, mazhoranca ka shkatërruar dialogun politik në një moment kyç për vendin.
Deputeti i LSI rrëfen se kur u liberalizuan vizat me Shqipërinë, kryeministri Rama qante me dëshpërim dhe deklaronte se do të largohen 1 milion njerëz.
Reagimi:
Kryeministri me rezoluten kuislinge tradhetoi integrimin dhe hapjen e negociatave.
Kryeministri e tradhetoi rende dhe rrenoi perfundimisht shpresen e Shqiperise per te bere perpara drejt hapjes se negociatave, duke votuar nje rezolute qe shkriu Keshillin Kombetar te Integrimit dhe duke shkaterruar perfundimisht dialogun politik si momentin kyç per te bindur europianet.
Armik i perhershem i integrimit europian, kur liberalizoheshin vizat kryeministri qante me deshperim dhe thoshte se 1 milion shqiptare do te ikin.
Po ky kryeminister armik i integrimit bllokoi integrimin per nje kryetar qarku ne Fier.
Po ky Kryeminister qe nuk e njeh turpin,per te penguar integrimin mbushi Europen me genjeshtra dhe balte per “dhunimin” imagjinar te Griseldes.
Sot Shqiperia ka vetem nje armik per hapjen e negociatave ai eshte kryeministri dhe jo europianet.