AKTUALITET, 25 Maj 2018, 19:42

Xhafaj i hedh dorashkën Bashës: A je gati të dorëhiqesh nëse audiopërgjimi nuk del i vërtetë?

Xhafaj i hedh dorashkën Bashës: A je gati të dorëhiqesh

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ka sfiduar kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, që njëri prej tyre të dorëhiqet pas analizës së audio përgjimit të Agron Xhafajt.

Fatmir Xhafaj i dërgoi këtë mesazh të hapur Lulzim Bashës, një ditë para protestës së lajmëruar të opozitës, të programuar për ditën e shtunë, më 26 maj, duke nisur nga ora 11:00.

Protesta zhvillohet pas audio përgjimit të vëllait të ministrit, i cili sipas PD-së, provon se Agron Xhafaj ka vijuar trafikun e drogës edhe gjatë kohës kur Fatmir Xhafaj, ka qenë në detyrë.

Bashkëqytetarëve të thirrur në protestë, u them sot : Nëse audio përgjimi i bërë publik nga PD, do të rezultojë i vërtetë, unë do të marr çdo përgjegjësi morale, politike e ligjore, përfshi dhe largimin nga funksioni i Ministrit të Brendshëm. Jam i gatshëm ta bëj këtë pa hezitim” shkuan Xhafaj gjatë një mesazhi të publikuar në rrjetin social “Twitter”.

E vërteta është vetëm një, dhe vetëm një në këtë rast. Ai që nuk është në anën e të vërtetës, duhet të përgjigjet. Këtë e kërkon interesi i ligjshëm i qytetarëve. #Drejtësiderinëfun

Nëse provohet e kundërta, atëherë duhet që Lulëzim Basha të dorëhiqet dhe të përballet me ligjin. Pyeteni: A është ai i gatshëm për këtë sfidë?”, bën pyetjen ministri i Brendshëm.

Fatmir Xhafaj pasoi në detyrë ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, i akuzuar për lidhje me një një klan trafikantësh droge, të përfshirë në grupin “Habilaj”.

/TPZ.AL/