AKTUALITET, 25 Maj 2018, 19:19

Basha fton qytetarët në protestë, kryedemokrati ndan qindra ftesa

“Dua t’iu ftoj për nesër, në protestën që do të organizojmë në orën 11:00. Do të vini, apo jo?”.

Ky ishte mesazhi që u përcolli qytetarëve të shumtë tiranas, kryetari Partisë Demokratike, Lulzim Basha, gjatë mbasdites së sotme në zonat e njohura si 9-katëshet dhe Pazarit të Ri.

Kryedemokrati ishte i shoqëruar nga dashamirës të shumtë kryeqytetas, ndërkohë të gjithëve që iu shpërndau ftesën-mesazh, e pranuan me kënaqësi atë.

Sipas Bashës, të gjithë qytetarët duhet të bashkohen në protestë kundër krimit dhe kundër drogës për Shqipërinë Europiane.

Protesta e opozitës do të zhvillohet nesër, më 26 maj, duke u nisur nga ora 11.00 në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

 

https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/1892928187425020/