AKTUALITET, 25 Maj 2018, 20:11

“Lutja” e Manjanit: Shoku Fatmir, largohu vetë që të mos marrësh më qafë edhe qeverinë

“Lutja” e Manjanit: Shoku Fatmir, largohu vetë që të

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, në një reagim në Twitter u shpreh i bindur se audiopërgjimi i publikuar nga PD, ku supozohet se i vëllai flet për trafik droge është i sajuar.

Ministri e sfidoi Bashën: “Nëse provohet e kundërta, atëherë duhet që Lulëzim Basha të dorëhiqet dhe të përballet me ligjin. Pyeteni: A është ai i gatshëm për këtë sfidë?”

I menjëhershëm është reagimi i Ylli Manjanit, ish-ministrit të Drejtësisë, përfaqësues i LSI-sw. Ai shkruan në Twitter se Xhafaj nëse ka përgjegjësi, le ta marrë sot pasi nesër do jetë vonë, pasi mund të marrë edhe qeverinë me vete.

Statusi në Twitter i Manjanit:

Çështja është se asnjë prej pohimeve të derisotme të shokut Fatmir, nuk ka dalë të jetë i vërtetë. Asnjë!

As “vendi dhe koha e gabuar” e as “sajesa digjitale”…

Ndaj në ka përgjegjësi për të marrë ta marrë sot! Bën mirë të largohet vetë që të mos marrë me vete edhe qeverinë!

/TPZ.AL/