AKTUALITET, 25 Maj 2018, 18:24

Klopp: Ja arsyeja përse Liverpooli fiton Championsin

Klopp: Ja arsyeja përse Liverpooli fiton Championsin

Jurgen Klopp ka dalë në konferencën për mediat para finales së Champions Leagues kundër Real Madridit.

“Finalja e Ligës së Kampionëve është më të vërtetë e madhe. Si trajner keni shumë për të bërë për t’u përgatitur, më shumë në stërvitje. Jam i sigurt se kam qenë më shumë i emocionuar në finalen time të fundit”, ka thënë Klopp.

“Zidane është një nga pesë lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave. Unë jam në Liverpool më gjatë se sa ai ka qenë te Reali, dhe gjatë kësaj kohe ai ka fituar disa herë”.

Pavarësisht respektit të madh për Realin, Klopp tregon arsyet pse Liverpool mund ta fitojë Ligën e Kampionëve.

“Ky klub e ka në ADN-në e tij të fitojë gjëra të mëdha. Ne jemi këtu sepse ne jemi Liverpool. Ne nuk do të përpiqemi të luajmë në nivelin e tyre, por taktikat në futboll janë që ta sjellësh kundërshtarin në nivelin tuaj”