SPORT, 30 Nëntor 2017, 13:47

E çuditshme/ Pep Guardiola kërkon falje për festën e tij pas golit të Sterling

E çuditshme/ Pep Guardiola kërkon falje për festën e tij

Pep Guardiola ka kërkuar falje për festën e tij të çmendur pas golit në sekondat e fundit të minutave shtesë nga Raheem Sterilng që ja siguroi fitoren e radhës Manchester Cityt ndaj Southamptonit.

Sterling me një goditje të bukur në minutën e 96-të ia siguroi fitoren Cityt duke forcuar pozitën e parë.

Dhe, festa e Guardiolas pas golit të fitores ishte jashtë normales, gjë për të cilën Pep ka kërkuar tashmë falje.

 “Kam kërkuar falje sepse nuk kam mundur ta kontrolloji veten. Unë isha shumë i gëzuar. Kam vrapuar pas Raheemit, por s’jam aq i shpejt. Ishim shumë të gëzuar”, theksoi Pep.

https://twitter.com/SoccerAM/status/936208983882457089

Guardiola është parë duke biseduar me yllin e Southamptonit, Nathan Redmond, që tekniku katalanas thotë se e bëri për t’i treguar se si u neutralizua.

“I thashë Redmondit sa i mirë është”.

“Sezonin e kaluar ai na shkatërroi këtu, por sot ai nuk ka mundur të na sulmojë për shkak se ai është mbrojtur gjatë gjithë kohës”, përfundoi Guardiola.