AKTUALITET, 28 Mars 2019, 00:10

Fushë Krujë, shpërthim me tritol në oborrin e një banese, hidhet në erë mjeti

Fushë Krujë, shpërthim me tritol në oborrin e një

Një shpërthim me tritol ka ndodhur në oborrin e një shtëpie pak minuta më parë, ku një mjet i parkuar në oborrin e një shtëpie është hedhur në erë.

Sipas burimeve për Fax News bëhet me dije se pronar i mjetit është shtetasi Afrim Ceku, i cili nga informacionet e mbërritura nga policia thuhet se nuk ka konflikte me persona të tjerë.

Shpërthimi me tritol ka ndodhur në lagjen “Hasan” në Fushë Krujë, ku sipas të dhënave një sasi e caktuar eksplozivi është vendosur nënë mjet.

Ndërkohë policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes.

Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se nga shpërthimi nuk ka viktima por vetëm dëme materiale të konsiderueshme