AKTUALITET, 5 Nëntor 2017, 09:57

Dy ministrat në Kakavijë për bllokimin e kufirit, ‘shpërthen’ ish-ambasadori: Show i turpshëm

Dy ministrat në Kakavijë për bllokimin e kufirit,

Ish-ambasadori i Shqipërisë në Greqi, Bashkim Zeneli, e cilëson të panevojshme dhe të turpshme praninë e ministrave Bushati dhe Kumbaro në pikën kufitare të Kakavijës, pas një problemi teknik në palën greke.

Në një intervistë për “Panoramën”, ish-ambasadori thekson se probleme të tilla janë të zakonshme në pikat kufitare ndaj edhe prezenca e ministrave është e tepërt dhe nuk ndihmon në zgjidhjen e çështjes.

“Unë e quaj jo vetëm një veprim të gabuar dhe aspak të justifikuar prezencën e dy ministrave të qeverisë sonë në pikën kufitare të Kakavijës, por e quaj edhe një shou populist, krejtësisht të panevojshëm dhe të turpshëm”- thote ai.

Panorama