BALLKAN, 29 Janar 2018, 09:00

Dy javë pas vrasjes së Ivanoviç, policia jep detaje për hetimet

Dy javë pas vrasjes së Ivanoviç, policia jep detaje për

Kur kanë kaluar dy javë nga vrasja e politikanit serb në Mitrovicë, Oliver Ivanoviç ende nuk është arrestuar asnjë person.

I kontaktuar nga Indeksonline, zëvendëskomandanti i Policisë së Kosovës në veri të Mitrovicës, Besim Hoti ka bërë të ditur se nuk është arrestuar asnjë lidhur me vrasjen.

Ndërsa ka shtuar se hetimet nga policia janë duke u zhvilluar me dinamikë e nën udhëheqje të Prokurorëve të caktuar.

Ivanoviç u vra në 16 janar paar zyrës së tij në veri të Mirovicës. Ndërsa vrasja e liderit bëri që presidenti Vuçiç të vizitojë qytetarët serb në Kosovë, përderisa dialogu Kosovë-Serbi u ndalua në momentin e vrasjes.