TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Dy vëllezër janë arrestuar nga policia, pasi akuzohen se pas një sherri kanë bërë për spital një 40 vjeçar.
Policia e Fierit ka arrestuar shtetasit E. Xh., 35 vjeç dhe Sh. Xh., 40 vjeç, banues në Roskovec.
“Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi për motive të dobëta, në Roskovec, kanë goditur me sende të forta shtetasin E. S., 40 vjeç, i cili ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë nën kujdesin e mjekëve”- tregon policia.
Njoftimi
Specialistët për Hetimin e Krīmeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan shtetasit:
E. Xh., 35 vjeç dhe Sh. Xh., 40 vjeç, banues në Roskovec.
Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi për motive të dobëta, në Roskovec, kanë goditur me sende të forta shtetasin E. S., 40 vjeç, i cili ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë nën kujdesin e mjekëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Plāgosje e rëndë me dashje” e kryer në bashkëpunim.