AKTUALITET, 15 Janar 2019, 20:26

“Duket se i ka të gjitha garancitë për t’ia hedhur paq”, sociologu i ‘përvishet’ ministrit Lleshaj për Balilin

“Duket se i ka të gjitha garancitë për t’ia hedhur

Dorëzimi i të shumëkërkuarit Klement Balili ka sjellë një sërë reagimesh nga politika dhe jo vetëm.

Në mesin e këtyre reagimeve është edhe ai i sociologut të njohur, Ergys Mërtiri, i cili me anë të një postimi në rrjetet sociale, shprehet se “Balili duket se i ka të gjitha garancitë për t’ia hedhur paq” procesit gjyqësor.

Në reagimin e tij Mërtiri sulmon ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj, ndërsa shprehet se ai po punon fort për të mos bërë asgjë.

Postimi i plotë:

Pasi deshtoi ta kapte per dy vjet me rradhe, policia arriti nje sukses ne realizimin e vetedorezimit te Balilit. Menjehere avokati i tij u shpreh se ne dosjen e tij nuk ka asnje fakt qe e nxjerr fajtor, ndaj ai eshte i bindur se klienti i tij do te dale i pafajshem! Eskobari i Ballkanit duket se i ka te gjitha garancite per t’ia hedhur paq procesit gjyqesor, ndersa ministri Lleshaj ekzaltohet per kete sukses te policise ne “arrestimin” e te vetedorezuarit.

Lleshaj po punon fort per te mos bere asgje dhe po ia del mrekullisht. Vetem disa atentate mafioze jane bere deri tani, ne kaq pak kohe sa ka ne detyre, dhe policia i ka mbledhur me korrektese gezhojat e plumbave, ndersa nuk po nxjerr me asnje emer. Por sidoqofte, duhet thene se forcat e rendit kane arritur nje sukses te madh ne mbrojtjen e auditoreve te universiteteve nga bojkoti! Mesa duket, e vetmja gje qe z. Lleshi di te beje mire, pervec sehirit ndaj krimit, eshte te rrahe studente.

Bravo çuna! ?