TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ambasada amerikane në Tiranë ka reaguar pas ndalimit të Klement Balilit, i kërkuar prej kohësh nga shteti shqiptar dhe i akuzuar për disa vepra penale. Ambasada e Shteteve të Bashkuara përgëzon Policinë e Shtetit dhe Agjencitë ligjzbatuese partnere, për arrestimin e Balilit duke e vlerësuar si një hap të madh për shqiptarët dhe përparimin drejt hapjes së bisedimeve me BE-në.
Më tej, ambasada inkurajon për një gjyq të shpejtë dhe të plotë duke shprehur gatishmërinë për të ndihmuar Shqipërinë. Por, ambasada nuk harron pyetjen e famshme ‘kush e ka radhën?’.
“?? | Ne përgëzojmë Policinë e Shtetit dhe agjensitë ligjzbatuese partnere për arrestimin e trafikantit ndërkombëtar të drogës, Klement Balili. Ky shënon një hap të madh për popullin shqiptar në rrugën drejt sundimit të zbatimit të ligjit, dhe shërben si një përparim i prekshëm drejt hapjes së bisedimeve me BE. Ne mirëpresim një hetim dhe gjyq të shpejtë dhe të plotë. Shtetet e Bashkuara qëndrojnë të gatshme për të ndihmuar Shqipërinë në përpjekjet e saj në luftën kundër krimit të organizuar. #KushEKaRradhën”, shkruan ambasada e SHBA në Facebook.
Balili, një prej personazheve të shumëpërmendura nga ambasada amerikane, u dorëzua sot në polici. Ish-ambasadori amerikan në Shqipëri, Donald Lu, e kishte përmendur pothuajse në çdo dalje të tij emrin e Balilit, duke kërkuar arrestimin.