TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Banorët e Astirit, në ditën e 73-të të protestave kundër projektit të Unazës së Re bëjnë thirrje për bashkim, pasi sipas tyre, Edi Rama ka instaluar diktaturën dhe për këtë ata ftojnë qytetarët shqiptarë që t'i thonë njëherë e mirë boll më atij.
“Edi Rama, tërhiqu sa nuk është vonë sepse po nxit vëlla-vrasjen midis njëri-tjetrit, miidis qytetarëve dhe policisë, ndaj tërhiq policinë, tërhiq projektin, tërhiqu edhe ti nga qeveria sepse po i paraprin një fatkeqësie edhe më të madhe. Ne nuk kemi dalë nga qejfi këtu, s’kemi kohë për të humbur rrugëve. Ne nuk jemi zaptues, ne jemi në shtëpitë tona të ndërtuara me gjak, ti je zaptues,” – është shprehur njëra nga protestueset.
Protestës së tyre i janë bashkuar edhe disa deputetë të opozitës nga ku janë shprehur se Ramën, Veliajn dhe kreun e ARRSH-së, Afrim Qendron i pret burgu.