AKTUALITET, 15 Janar 2019, 17:36

Vrasja në Unazën e Re, gruaja e autorit: Si i shpëtova në Suedi

Vrasja në Unazën e Re, gruaja e autorit: Si i shpëtova në

Pas ngjarjes makabre,e cila ndodhi dje në zonën e Unazës së Re, ku Majlind Lila qëlloi me pistoletë mbi Bujar dhe Valentina Mataj, të cilët për pasojë humbën jetën dhe më pas u vetëvra, ka reaguar edhe partnerja e tij, Nertila Mataj për News 24. Nevila Mataj, e cila ndodhet në Suedi, është vajza e dy viktimave të Unazës së Madhe. Për News 24, ajo zbulon se partneri i saj, me të cilin jetontë në Suedi ishte i sëmurë dhe kishte tentuar ta vriste disa herë në prani të vajzës.

Majlindin e largova nga shtëpia me ndihmën e miqve në Suedi sepse mori thikën të më vriste në prani të vajzes. I bleva biletë e çova në Greqi te familjarët e vet, por ata i dhanë lekë të vinte prapë tek unë. Nuk erdhi këtu por bëri ate që bëri. Askush nuk i ka marrë fëmijën atij. Dhe familja ime ka qenë veçse ndihmë për të. Ai ishte një i sëmurë”, është shprehur ajo.