AKTUALITET, 15 Janar 2019, 17:51

Përgjimet e Çukos/ Vasili reagon pas deklaratës së Gjonajt: Ore po ka turp kjo ministrja e Drejtësisë

Përgjimet e Çukos/ Vasili reagon pas deklaratës së

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, ka reaguar pas deklaratës së ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj, e cila tha se punësimet në administratë janë bërë më konkurs duke hedhur poshtë akuzat për punësime fiktive të bëra publike nga Zëri i Amerikës, i cili publikoi disa përgjime.

Vasili në një postim në Facebook shkruan se, “kanë ikur të gjithë nga mendtë me keq se Edi Rama, që e ka gënjeshtrën mënyrë jetese”.

POSTIMI I PLOTË

Ore po a ka turp kjo ministrja e drejtesise kur hedh poshte akuzat per punesimet e partise.

Apo kane ikur te gjithe nga mendt me keq se Edi Rama,qe e ka genjeshtren menyre jetese

Keta flasin te gjithe si idiote.

Lexojeni vete dhe gjykojeni vete paturpesine e ketyre,qe eshte turp ti quash ministra.

Ne pergjimet jo te opozites ,por te prokurorise ja ç’thote Arben Çuko ish drejtor i pergjithshem i burgjeve:

“Ki parasysh që Lushnja nuk ka asnjë vend bosh, Fieri ka 20 vende dhe kanë sjellë 200 veta.

Testimi këtë herë u bë me 1358 veta dhe të gjithë ishin listat e partisë.”

Ja cthote kjo ministrja e dtejtesise e Edi Rames ne gare per tu bere me genjeshtare se ai;

“Hedh poshtë akuzat për emërime partiake në burgje. Procesi i punësimeve në burgje ka qenë dhe mbetet procesi më meritokratik.Procesi i punësimeve ka qenë u hapur transparent për të gjithë “.

Kete e akuzojne fjalet e ish drejtorit te saj te burgjeve.

Cfare hedh poshte kjo?

Drejtorin e saj.

Hajde gremine logjike hajde.

Genjeshtarë te tille ky vend as ka pare as nuk do shohe më.