TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Maxhoranca ka paralajmëruar seancë të jashtëzakonshme ditën e nesërme, 16 janar në orën 17:00 për miratimin e dekreteve të ministrave të rinj. Ndonëse fillimisht PD nëpërmjet kreut të grupit parlamentar Edmond Spaho e cilësoi antikushtetuese këtë seancë të jashtëzakonshme, me sa duket ka vendosur të jetë në sallë.
Partia Demokratike do të marrë pjesë nesër në seancën plenare të jashtëzakonshme. Burime zyrtare bëjnë të ditur se janë depozituar emrat e të gjithë grupit për të diskutuar. Po kështu mësohet se deputetët e PD do të fokusohen tek qeverisja e Ramës dhe kriza që ka përfshirë vendin.