AKTUALITET, 21 Qershor 2018, 16:24

Droga s’ka të sosur, zbulohet një parcelë në fshatin e origjinës së Saimir Tahirit

Droga s’ka të sosur, zbulohet një parcelë në fshatin e

Historia e parcelave me kanabis nuk është mbyllur plotësisht në Shqipëri, ndonëse qeveria trumbeton të kundërtën. Një ditë më parë u zbuluan qindra rrënjë në Delvinë dhe Vlorë. Sot raportohet se një parcelë me rreth 66 rrënjë është zbuluar në fshatin Gusmar të Tepelenës, fshat i cili është edhe origjina e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Droga ishte mbjellë në vendin e quajtur ‘Përroi i Kozicës’. Policia thotë se e asgjësoi lëndën narkotike, si dhe kallëzoi në Prokurorinë e Gjirokastrës 30-vjeçarin E.K, me detyrë kryeplak i fshatit Gusmar.