TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, i pyetur nga gazetarët lidhur me lajmin se në Shqipëri mund të strehohen 600 mijë rfugjatë, u shpreh se Shqipëria nuk i ka kapacitetet për një numër të tillë, por se në çdo rast Shqipëria duhet të marrë përgjegjësi, sepse është krijuar një korridor për kalimin e refugjatëve për në Europë, ku përfshihet edhe Shqipëria. Pra, Balla nënkuptoi se në Shqipëri ka gjasa të vijnë refugjatë por jo shifra 600 mijë që është përmendur në media dhe nga opozita.
"Dua të flas për lajmin se në Shqipëri do të vendosen kampe për të strehuar 600 mijë refugjatë. Këtu, flas për politikanë shqiptarë të papërgjegjshëm, ka një dallim shumë të madh, se njëherë thonë luftëtarë të ISIS, njëherë thonë refugjatë. Nuk ka asnjë plan, asnjë negociatë apo bisedë lidhur me këtë cështje ,ka vetëm një rikthim të shqetësimit mbarë europian për një kanal të ri që lidh europën juglindore me europën lindore.
Shqipëria as nuk ka negociuar, as nuk ka kapacitete për të strehuar të tillë numra. Por Shqipëria ka përgjegjësi sepse është pjesë e koridorit. Do të mbajmë përgjegjësi për aq sa na takon", u shpreh Balla.
/TPZ.AL/