TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Detaje të reja janë zbardhur sot në lidhje me aksidentin e rëndë që ndodhi dje në Tiranë, ku portieri Alban Hoxha dhe mesfushori Lorenc Trashi mbetën të lënduar.
Dy futbollistët po udhëtonin në afërsi të Kërrabës me automjetin e Hoxhës, tip “BMWX5”, kur një tjetër automjet tip “AudiA6” u preu rrugën.
Sipas Balkanweb, shkak i aksidentit është bërë një manovër e gabuar e “Audi”-t, drejtuesi i të cilit është gjobitur dhe do të dalë shumë shpejt në komision për thyerjen e rregullave të qarkullimit.
Ndërkohë, futbollistët e Partizanit kanë pësuar lëndime të lehta dhe pas mjekimit në spital janë larguar për në banesat e tyre.