TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një ndër transferimet më të bujshme në merkaton e verës për sa i përket futbollistëve shqiptarë, ishte kalimi i Kristal Abazajt te Anderlehti. Ky transferim u pasua me kalimin e Gurit në Belgjikë te skuadra e Ostendes. Të dy futbollistët, janë nën menaxhimin e Shkumbin Qormemetit.
Mesa duket, lidhjet e Qormemetit me kampionatin belg janë shumë të forta, duke qenë se së fundmi i është bashkuar një tjetër talent shqiptar Gurit te Ostende. Bëhet fjalë për Blerind Morinën, i cili ka firmosur një kontratë profesionale me klubin belg, duke u bërë kështu shqiptari i dytë që do të luajë aty sezonin tjetër.
Morina ka qenë pjesë e të rinjve të Ostendes gjatë sezonit të kaluar, dhe firmosja e kontratës profesionale me ekipin e parë, është një hap i madh në karrierën e mesfushorit shqiptar. Ai ka lindur në vitin 2001 dhe shihet si një ndër mesfushorët më premtues, duke u grumbulluar edhe nga U17 e Shqipërisë.