TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
HYSAJ – Por situata e trajnerit Sarri është e lidhur ngushtësisht edhe me të ardhmen e mbrojtësit të Kombëtares shqiptare Elseid Hysaj. Nga ajo që raportojnë mediat italiane, Napoli duket se do të heqë dorë nga klauzola e Hysajt dhe mund të futet në bisedime me ekipet në varësi të ofertave që ato do të bëjnë.
KLAUZOLA – E thënë ndryshe: Ai mund të largohet nga Napoli edhe për një shifër më të ulët sesa 50 milionë euro. Klauzola e Hysajt është e vlefshme deri në datën 5 korrik, por me sa duket asnjë prej skuadrave nuk do të arrijë të paguajë 50 milionë euro për mbrojtësin e Kombëtares shqiptare. Më vonë, gjithçka do të lidhet me dëshirën që ka lojtari për të qëndruar te Napoli apo me dëshirën e Napolit dhe Ançelotit për t’i besuar sërish shqiptarit. Pak kohë më parë, ai ka refuzuar skuadrën e Juventusit dhe nuk ka dashur të largohet nga Napoli.

MBROJTËSI – Nisur nga ky fakt, mediat italiane raportojnë se ai mund të vazhdojë të qëndrojë ende në Itali, edhe pse raporti i tij me trajnerin Sarri është i shkëlqyer dhe mund të tundohet për të provuar një tjetër aventurë në Premier Ligë. Merkato pritet e nxehtë për Hysajn, por fillimisht duhet të mbyllet zyrtarisht e ardhmja e Sarrit dhe më vonë të hapen kapituj të rinj për mbrojtësin shkodran. Ai ishte një nga lojtarët më të aktivizuar të italianëve në sezonin që lamë pas dhe dha kontribut në “luftën” për të rrëzuar Juventusin nga froni, edhe pse në fund nuk ia doli.