AKTUALITET, 21 Qershor 2018, 15:17

Spanjë/ Arrestohen 4 shqiptarë, grabisnin me dhunë banesat (VIDEO)

Spanjë/ Arrestohen 4 shqiptarë, grabisnin me dhunë banesat

Garda Civile Spanjolle ka shkatërruar një bandë grabitësish shqiptarë të specializuar për vjedhjen e banesave.

Hetimet filluan një muaj më parë, kur kriminelët hynë në një vilë në Torrelodones, në brendësi të së cilës ndodheshin një çift dhe dy fëmijët e tyre.

Grabitësit shqiptarë konsideroheshin një grup i dhunshëm të cilët ushtronin presion psikologjik e dhunë fizike gjatë grabitjeve të tyre.

Në një javë ata dyshohet se kenë kryer 5 plaçkitje në Madrid e Barcelonë. Deri tani janë regjistruar 20 grabitje me armë zjarri e thika nga ana e shqiptarëve.

Katër shqiptarët e arrestuar janë të moshave nga 24-33 vjeç.