AKTUALITET, 20 Nëntor 2017, 10:41

Vetting-u në polici, Xhafaj: Nuk e dimë sa punonjës do të përjashtohen

Vetting-u në polici, Xhafaj: Nuk e dimë sa punonjës do të

Reforma në Policinë e Shtetit do të përfshijë të gjithë punonjësit e policisë, por Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, thotë se nuk mund të përcaktojë qartë në këto momente se sa do të jetë numri i tyre që nuk do e kalojnë këtë proces.

Sipas tij, Vetting-u, ka kohë për të nisur, kjo për faktin se nuk janë përgatitur të gjitha procedurat ligjore të cilat janë në proces. Xhafaj tha se  shumë shpejt do të njihen me planin e veprimit dhe më pas do të kalohet tek aktet nënligjore.

E për të realizuar gjithë këtë proces, është kërkuar edhe ndihma e ndërkombëtarëve.

 

TPZ.AL