TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeprokurorja e Përkohshme, Arta Marku, ka mbajtur fjalën në analizën e punës së Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Marku, ka shfaqur shqetësimin e saj, për informacionet që kanë rrjedhur në media, nga disa dosje hetimore. Ajo tha se tashmë publiku ka informacione edhe për numrat e dosjeve, pra qartazi duke iu referuar përgjimeve në dosjen "339", apo "339/1", ku është i përfshirë kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako, apo eksponentë të tjerë të Rilindjes.
Fillimisht përgjimet që dëshmojnë lidhjet e Vangjush Dakos me bandën Avdylaj dhe blerjen e votave, u publikuan në emisionin "Të Paekspozuarit" në News24, dhe më pas përgjime të mëtejshme u publikuan nga "Zëri i Amerikës", duke shkaktuar një furtunë të vërtetë politike.
Marku tha se prokurorëve duhet t'ju vijë turp për këtë praktikë dhe se gazetarët nuk duhet të bëhen pjesë e hetimeve, siç ka ndodhur në disa raste.
Prokuroria ka qenë mjaft e ngadaltë në zbardhjen dhe hetimin e plotë të këtyre dosjeve.
/TPZ.al/
LEXO EDHE:
http://www.tpz.al/2018/11/02/tre-pergjimet-qe-tregojne-lidhjet-e-vangjush-dakos-me-avdylet-e-shijakut/