TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Fondacioni për Shoqërinë e Hapur, Plani Strategjik 2014- 2017 (më poshtë dokumenti i plotë)
Megjithatë, edhe pse këto dyshime serioze ekzistonin, fonadacioni dhe partnerët ndërkombëtarë vijuan përpjekjet për implementimin e një reforme të imponuar dhunshëm, nga lart poshtë, ku qytetarët shqiptarë nuk patën asnjë rol dhe ku partitë politike u detyruan të nënshtrohen duke votuar, edhe pa qenë të bindur në efikasitetin e kesaj reforme.
Në korrik të vitit 2016, presioni i ushtruar nga ambasadorët e huaj, konkretisht ai amerikan dhe përfaqësuesja e BE-së, bënë që reformat të votohej unanimisht.
Që prej asaj dite, opozita nuk ka rreshtur së kontestuari hapat e mëtejshëm në implementimin e reformës.
Të paktë qenë intelektualët dhe analistët, që i dolën kundër mënyrës si u konceptua reforma. Një ndër zërat e paktë të asaj kohe, ishte analisti Fatos Lubonja, i cili e kontestonte reformën që kur ishte ende një draft, duke e quajtur atë një grusht shteti.
Ja çfarë shkruante Lubonja në të përditshmen Panorama në Janar 2016:
“Edhe sikur Edi Rama të kishte zbritur nga qielli në vitin 2015, edhe sikur partia që ai drejton të ishte përbërë vetëm nga njerëz idealiste, një kapje e drejtësisë nga një forcë politike do ishte e rrezikshme dhe jo më kur kemi parasysh se kjo parti përbëhet nga banditë dhe kryebanditë të vjetër dhe të rinj, që nuk kanë lënë gjë pa bërë që pas viti 1991, madje para këtij viti. Ata ndërkombëtare që mbështesin këtë grusht shteti, atë mision të turpshëm antidrejtësi, nëse nuk janë nën presionin e lobingjeve të Ramës, brenda dhe jashtë vendit duhet ti përgjigjen pyetjes: “A mund ti besohet drejtësia një partie dhe kryetari që për të marrë pushtetin mbushi Partinë Socialiste me kriminelë, si asnjëherë më parë në historinë e Shqipërisë dhe thuajse çdo ditë jep shenja të qarta se vetëm me ligjin dhe të drejtën s’ka lidhje?
Dy vite pas miratimit të reformës, drejtësia është në kolaps. Opozita akuzon se sistemi i drejtësisë është kapur nga kryeministri Edi Rama. Si shembullin kryesor të kapjes, opozita deklaron se prokurorja e Përgjithshme, Arta Marku, u zgjodh vetëm me votat e mazhorancës dhe ka dëshmuar se i shërben kryeministrit.
Pra, parashikimi i "Soros", se kushtetuta mund të përfundonte shumë më keq, ka rezultuar i vërtetë. Sot në Shqipëri, jo vetëm që po zhbëhen një nga një gjykatat, por edhe pjesa e sistemit që funksionon, sipas opozitës, po përfundon në duart e kryeministrit.
Qëllimi sic thotë dokumenti i “Soros” “për ta bërë Shqipërinë më demokratike dhe për të rritur llogaridhënien”, ka dështuar. Në vend të kësaj, sot kemi një Shqipëri akoma edhe më jo demokratike, ku vendimet merren në mënyrë arbitrare, ku qeveria vendos për koncesione dhe gllabërimin e pronës publike dhe ku gjykatat nuk funksionojnë për të ndalur këto grabitje dhe lajthitje.
/TPZ.AL/
SOROS Plani Strategjik by TPZ. AL on Scribd