TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-deputeti i PD, Tritan Shehu, thotë se po raportohen numra kaotike të dhënash epidemiologjike me shumë pak testime që nuk të çojnë në asnjë konkluzion.
Sipas tij, lidhur me informacionin se do të nisin testimet imunologjike, ish-ministri i Shëndetësisë thotë se këtu “bëhet fjalë për depistim imunologjik, pra për qindra mijra ekzaminime, e realizueshme kjo në vend, duke decentralizuar procesin, mobilizuar të gjitha kapacitetet laboratorike, të kujdesit paresor dhe rimbursuar qytetarët, kjo do të çojë tek “pasaporta imunologjike” e domosdoshme edhe nesër për lëvizjen jashtë kufijve”.
POSTIMI I PLOTË
Kesaj i thone “Te vish verdalle si kali ne leme”!
Numra kaotike te dhenash epidemiologjike me shume pak testime, qe nuk te cojne ne asnje konkluzion, asnje strategji per ballafaqimet, hapat, hapjet e javeve ne vazhdim etj, na kane futur ne nje qark pa dalje.
Dhe per kete nuk e kane fajin specialistet; strategjite i perpunojne politike beresit, duke shfrytezuar informacionet, sygjerimet e specialisteve, pa u fshehur mbas “gaxhoit”.
Me thone qe do te fillojne testimet imunologjike, me vjen mire qe thirjet tona po i zgjojne nga gjumi letargjik disa, por…. pritet te vijne disa qindra kite!!!
Nuk e di nese dikush jua ka thene qe per cdo person duhen dy, IGG e IGM.
Nuk e di nese ju eshte shpjeguar qe ata qe do kene te rritur IGM duhet te bejne me tej ekzaminim virusologjik me PCR.
Nuk e di nese e kane kuptuar qe ketu behet fjale per depistim imunologjik, pra per qindra mijra ekzaminime, e realizueshme kjo ne vendin duke decentralizuar procesin, mobilizuar te gjitha kapacitetet laboratorike, te kujdesit paresor e rimbursuar qytetaret, kjo do te coje tek “pasaporta imunologjike” e domosdoshme edhe neser per levizjen jashte kufijeve.
Sot ka shume metodika per kete qellim qe nga Imunokromatografia te ELISA, eshte detyra e specialisteve, laboratoreve, te propozojne disa me te pershtateshmet, vendimet strategjike me tej merren diku tjeter.
Dhe nje keshille, ne vend qe te humbni kohe me konferenca on line me diku ne Kine, koncentrohuni te eksperiencat e zgjedhjet konkrete te vendeve te BE, ndiqni cfare po vendosin ne ShBA, do tju vlejne realisht!!!!