TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Policia e Shtetit bën me dije se, është parandaluar mbytja e një gruaje sot në qytetin e Vlorës, ndërsa ishte futur në det.
Veprimi i saj ka vënë në levizje blutë e qytetit bredetar, të cilët kanë bërë të mundur nxjerrjen e zonjës nga uji.
Mirëpo pas kësaj, gruaja ka tentuar që të futet sërish në ujë çka ka sjellë edhe rënien të fikët të saj.
Nuk dihen akoma shkaqet e ngjarjes, ndërkohë që gruaja është dërguar drejt spitalit.
Njoftimi i plotë
“Vlorë ???
Punonjësi i Policisë ndërhyn dhe shpëton një grua, e cila tentoi të vetëmbytej në det.
Punonjësit e Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Vlorë që kryenin shërbimin në zonën e Ujit të Ftohtë, Vlorë, kanë konstatuar një shtetase që ishte futur në ujë dhe po lëvizte në drejtim të thellësisë së detit.
Menjëherë, njëri nga punonjësit e Policisë, me detyrë oficer i Patrullës së Përgjithshme pranë Komisariatit të Policisë Vlorë është futur në ujë dhe ka bërë të mundur nxjerrjen e 40-vjeçares në anë të detit dhe ka njoftuar autoambulancën për ta shoqëruar për në spital.
Në momentin që punonjësi i Policisë e ka nxjerrë nga uji, zonja ka tentuar sërish të futet në ujë dhe punonjësi i Policisë është munduar që ta ndalojë, por zonjës i ka rënë të fikët. Punonjësit e Policisë e kanë dërguar menjëherë në spitalin e Vlorës dhe pas ndihmës së parë mjekësore, 40-vjeçarja ndodhet jashtë rrezikut për jetën”.