TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një komunikim me gazetarët ka thënë se qytetarët nuk duhet të mbahen në shtëpi, të izoluar pa një plan për daljen nga situata.
Basha thekson se numri i ulët i testimeve do ta pengojë qeverinë në realizimin e këtij plani dhe për pasojë situata mund të zgjasë.
“Të dhënat e fundit tregojnë një përhapje të hartës së infeksionit.
I rëndësishëm është testimi dhe prekja e situatës në të gjithë tërësinë e saj, që do të na japë shifra të sakta dhe do të mund të menaxhojnë situatën.
Është e pamundur që njerëzit të mbahen në shtëpi pa plan dhe është e pamundur të kemi një plan me nivelin aktual të testimeve. Kjo përbën një pengesë për qeverinë që të hartojë një plan për daljen nga situata.
Nëse lejojmë infektimin e infermierëve jo vetëm shtojmë rrezikun, por vëmë në rrezik edhe këtë vijë të parë. Pra prioritet duhet të jetë gjurmimi i rasteve”, tha Basha.