TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është shprehur kundër ndryshimeve të fundit në Kodin Penal sa i përket ashpërsimit të masave shtrënguese kundër qytetarëve.
Në një komunikim me gazetarët, Basha thekson se qytetarët i kanë respektuar rregullat dhe nuk është i nevojshëm ashpërsimi i masave.
I pyetur nëse PD do të ndjekë një rrugë ligjore për të kundërshtuar ndryshimet në Kodin Penal, Basha tha se nuk ka rrugë ligjore, sepse shteti ka qenë në kolaps kushtetues, që para së të shpërthente pandemia.
“Nuk ka rrugë ligjore. Shteti ka qenë në kolaps kushtetues para pandemisë. Vendi është me një parlament ilegjitim, tani që kemi dhe një tërheqje të paralajmëruar nga Gjermania, nga kundërakuza e kryeministrit për gazetën 'Bild', dimë edhe shkaqet pse kemi ardhur këtu, por ky diskutim i takon pasi të ketë kaluar kjo situatë.
Sa i përket masave të propozuara është e thjeshtë që nëse kjo shihet si një luftë kundër njerëzve jemi në një situatë kritike të pafalshme. Thirrja ime është që qeveria të herë dorë nga mungesa e planit dhe e strategjisë dhe të luftojë virusin, jo njerëzit. Problemi është virusi dhe pasojat që sjell ai. Kjo duhet të reflektohet në çdo përqasje qoftë edhe tek masat shtrënguese. Jemi në një situatë emergjence, njerëzit i janë përmbajtur me sakrifica të mëdha masave shtrënguese”, tha Basha.