TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Shkrimtari kilian, Luis Sepulveda, ka ndërruar jetë nga koronavirusi në një spital në Oviedo, kanë thënë familjarë të tij.
Edhe bashkëshortja e tij, poetja e njohur Carmen Yanez, po ashtu ka rezultuar pozitive me Covid-19. Sepulveda ishte ndër pacientët e parë me koronavirus në Spanjë.
Ai ishte i pari i infektuar me virusin vdekjeprurës në Asturias, në qytetin ku dhe jetoi, raportojnë mediat italiane.
Pas një muaj e gjysmë përpjekje, romancieri nga Kili ndërroi jetë në moshën 70 vjec. Shkrimtari i romancave filloi të ndjehej i sëmurë në 25 shkurt dhe menjëherë u diagnostikua me pneumoni akute.
Më tej, gjendja e tij nisi të përkeqësohej, deri sa fatkeqësisht humbi jetën.