AKTUALITET, 16 Prill 2020, 18:26

Koronavirusi në Itali, ulet sërish numri i fataliteteve. Ja sa ishin në 24 orët e fundit

Për të tretën ditë më radhë ulet sërish numri i fataliteteve në 24 orët e fundit nga koronavirusi në Itali. Gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë 525 persona me COVID-19 (dje ishte 578), duke e çuar numrin në total në 22,170. Sipas Mbrojtjes Civile të Italisë, në rang kombëtar nga nisja e epidemisë numërohen rreth 168,941 persona të infektuar nga ky virus vdekjeprurës (vendi i tretë në botë, pas SHBA-ve dhe Spanjës). Rritja të infektuarve është 3,789 (të mërkurën ishte +2,667), duke regjistruar një rritje të numrit.    

Numri i vdekjeve ditore në Itali

Në total në botë deri tani regjistrohen 2,128,650 të infektuar, me 142,650 vdekje dhe të shëruar 539,000. Numrin më të madh të infektuarve në botë e kanë Shtetet e Bashkuara me 653,751 raste (33,434 vdekje), e ndjekur nga Spanja (182,816 raste/ 19,130 vdekje). /TPZ.al/