AKTUALITET, 16 Prill 2020, 20:45

Dita e Eksodit biblik të Shqiptarëve të Kosovës/ Meta: Pse jam sot pranë familjes Haradinaj

Dita e Eksodit biblik të Shqiptarëve të Kosovës/ Meta: Pse

Presidenti Meta ka përkujtuar sot ditën e Eksodit biblik të shqiptarëve të Kosovës, si edhe të heronjve që dhanë jetën për lirinë e saj.

"Sot kujtojmë jo vetëm Ditën e Eksodit biblik të Shqiptarëve të Kosovës, por edhe dëshmorët dhe heronjtë të cilët dhanë jetën për lirinë e saj.

Kujtojmë në veçanti dëshmorët e betejës së Maznikut, Luan e Fatmir Nimanaj, Hasim Halilaj dhe heroin e UÇK-së, Shkëlzen Haradinaj.

Ndaj sot jam pranë Nënës Ruke, zemra e së cilës ka njohur dhimbje mbinjerëzore, pranë Ramushit dhe Dautit, pranë Luanit të ri të Haradinajve, familjes së dashur Haradinaj, pranë familjeve të Gllogjanit dhe të mbarë Kosovës, që e paguan me jetën e njerëzve më të shtrenjtë çmimin e lirisë dhe pavarësisë.

I përjetshëm kujtimi i dëshmorëve dhe heronjve!", shkruan Meta.