TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Analisti Mustafa Nano e cilëson të gabuar nismën e qeverisë për ndryshimet në Kodin Penal.
Në një intervistë në TvT, Nano tha se praktika e burgosjes, nuk është adoptuar nga asnjë qeveri serioze.
“Praktika e burgut nuk është adoptuar nga asnjë qeveri serioze. Është e gabuar. Megjithatë Rama i shkoi deri në fund. Mesa duket, ai ka vënë një bast me veten. Unë nuk i trembem, që këtu mund të kemi një zhvillim embrional të diktaturës së nesërme. Kjo është një rrethanë që verifikohet në krizën e koronavirusit”, tha ai.
Nano tha se opozita e re bëri mirë që ngriti zërin kundër këtyre ndryshimeve ligjore.
“Nuk kam ndonjë respekt për opozitën që është sot në Parlament. Sot isha dakord me ata që e ngritën zërin kundër dënimit me burg. Në këtë kuptim ata kanë të drejtë dhe në këtë protestë kanë përfaqësuar një pjesë të madhe të shqiptarëve. Pastaj për pjesën tjetër e shoh si opozitë shtinjake, një fake oposition. Popullin opozitar e përfaqëson PD dhe ata të tjerët nuk janë brenda”, tha ai.