AKTUALITET, 8 Nëntor 2017, 11:26

Ambasadori i Zvicrës: Nuk hiqen vizat pa u plotësuar kushtet

Ambasadori i Zvicrës: Nuk hiqen vizat pa u plotësuar kushtet

Ambasadori i Zvicrës në Kosovë, Jean Hubert Lebet, tha se vizat nuk do të hiqen për Kosovën derisa të plotësohen kushtet që kërkohen nga Bashkimi Evropian.

“Sa i përket vizave, ne të gjithë e dimë që Kosova është vendi i fundit në Qeveria e Kosovës duhet t’i plotësoj këto kushte. Kushtet janë shumë fer. Nuk e shoh të arsyeshme të heqim regjimin e vizave pa i plotësuar këto kushte”, tha ambasadori i Zvicrës.

Ministri i Punëve të Brendshme Flamur Sefaj, tha se migrimi si fenomen ka qenë dhe është pjesë e rëndësishme për zhvillimin e Kosovës.

“Vetë fakti që Kosova ka një numër të qytetarëve jashtë vendit tregon për rëndësinë që ata kanë për Kosovën”, tha Sefaj.