TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryetari i Grupit Parlamentar, i Partisë Socialiste, Taulant Balla, doli sot në një konferencë për shtyp për të sulmuar prokurorinë, pasi kjo e fundit mbylli skandalin e hetimit të aferës “CEZ-DIA”.
I shfaqur me nerva, Balla përmendi një sërë emrash, të gjithë zyrtarë të qeverisë së djathtë, të cilët sipas tij duhet të jepnin llogari përpara drejtësisë.
“Kush janë këta prokurorë që falin pa hetuar persona që kanë kryer vepra penale, për skandalin e “CEZ”. Kush janë këta prokuror që falin pa hetuar Genc Rulin, ish Minisrin e Energjisë apo Ridvan Boden, ish Ministrin e Financave. Kush janë këta prokuror që falin të gjithë anëtarët e vlerësimit të ofertave. Kush janë këta prokuror që falën Eno Bozdon, ish avokaten e shtetit Mandia dhe djalin e Sali Berishës, Shkëlzen Berishën.” – denoncoi Balla.
Kjo shfaqje mediatike, vjen menjëherë pas deklaratave të ambasadorit amerikan, Donald Lu, i cili kërkoi arrestimin e peshqëve të mëdhenj. Pasi përmendi një sërë emrash të rëndësishëm të opozitës, Taulant Balla e kishte përgjigjen në gojë edhe për këtë kërkesë të diplomatit amerikan.
“Doni peshq të mëdhenj, ja ku i keni.” – deklaroi Balla duke iu referuar se peshku i madh qenka Shkëlzen Berisha, Genc Ruli, Eno Bozdo apo Ridvan Boden.
Ndërkohë deputeti socialist, u kujdes që të mbronte edhe Saimir Tahiri, por pa i përmendur emrin.
“Kjo është një favor i fundit që prokuroria i bën klasës së politikanëve të korruptuar. Si ka mundësi që mbyllet kjo çështje u mbyll ndërsa nisën hetime ndaj një deputeti mbi bazën e një bisede mes dy trafikantëve.” – shtoi më tej Balla.
Kjo mesa duket është një dalje mediatike e stistur e socialistëve, e mirëmenduar deri në detaje për t'i hedhur hi syve të shqiptarëve, se peshqit e mëdhenj janë opozita dhe jo qeveria aktuale./TPZ.AL/