TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri Edi Rama ka diskutuar me grupet e interesit kompanitë dhe sipërmarrjet për buxhetin e rrugëve për vitin 2018.
Kryeministri tregoi edhe akset e reja rrugore që po ndërtohen dhe do të ndërtohen gjatë këtij mandati, duke nisur nga hyrja e Tiranës, në Tepelenë, Himarë, Korçë, Fier, Vlorë dhe Dibër. Rama u shpreh se janë 10 segmente të rëndësishme që do të mbulohen nga buxheti i shtetit për 2018. “Do çojmë para projektin e Unazës së Madhe të Tiranës. By-pass-in e Tepelenës, do të përfundojmë rrugën Korçë-Ersekë, do të garantojmë By- Passet e Fierit dhe të Vlorës.
Do të finalizojmë kontratën dhe do të fillojmë punën për rrugën e Arbrit. Milot-Balldren, Tiranë-Thumanë përmes Vorës, Kardhiq-Devlinë, një pretim i përsëritur nga të gjitha partitë, ka ardhur koha për t’i dhënë drejtim, më tutje aksin e ri Kashar-Rrogozhinë drejt Vlorës. Do përfundojmë dhe rrugën e lënë rrugëve Milot-Rreshen. Do të krijohen mijëra vende pune”, ka thënë Rama.
Kryeministri deklaroi se do të fillojë edhe rruga e Thethit dhe rruga Shengjin-Velipojë
Shefi i qeverisë deklaroi se do të dërgohen përpara drejtësisë të gjithë zyrtarët e ARRSH që kanë abuzuar me ligjin për buxhetin.