TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
“Migena ishte një grua fantastike dhe ishte gjithmonë e qeshur: nuk mundemi të japim asnjë shpjegim për këtë tragjedi”.
Këto janë fjalët e shoqeve të punës së 30-vjeçares Migena Këllëzi, të vrarë sot me një thikë pas qafe nga i shoqi i saj, Dritan Sulollari.
“Ejani, kam vrarë gruan time”, citohet t’u ketë thënë Sulollari karabinierëve italianë e që bëhen me dije nga gazeta lokale e qytetit të Goricias (provinca e Udines).
Vrasja e Këllezit është në qendër të gjitha medieve italiane, por edhe të Ministrit të Brendshëm, Marko Meniti (vizitoi pak ditë më parë Shqipërinë).
Krimi ndodhi sot rreth orës 9 të mëngjesit, në rrugën “Campangola”, pallati 21, në qytezën Gradisa D’Isonzo (rreth 6600 banorë).
Gjithçka erdhi pas një grindje në shtëpinë e çiftit, që kishte një fëmijë 8 vjeç. Dritani nuk punonte prej disa kohësh, ndërsa Migena punonte prej disa muajsh në një dyqan që shiste telefona, në Villeze.
[gallery ids="18237,18233,18234,18235,18236"]
Pas vrasjes me thikë, Sulollari telefonoi në numrin 118 të karabinierisë dhe i priti në shtëpi, pranë gruas së tij të vdekur, pa tentuar aspak të largohej.
Sipas “Il Gazzettino”, midis të dyve nuk kishte më “gjak të mirë” prej kohësh.
Sipas mjekut ligjor, viktima ishte vrarë pas disa goditjeve me thikë, njëra prej të cilave i kishte prekur thellë gurmazin.
“Migena ishte një nënë perfekte. Sa herë që fliste për djalin i mbyllte sytë si një nënë e dashuruar. Ishte mendimi i parë i saj”, thonë kolegët e punës. “Kur ajo fliste me klientët, askush nuk mund të thoshte që nuk ishte e lindur në Itali. Kishte një perfeksion të gjuhës, aq sa dukej sikur të ishte vendi i saj i orgjinës”.
Vrasja e Këllezit është në qendër të gjitha medieve italiane, por edhe të Ministrit të Brendshëm, Marko Meniti (vizitoi pak ditë më parë Shqipërinë), i cili reagoi para Komisionit Parlamentar të Hetimit për Vrasjen e Grave. “Sot në Gradisca d’Isonzo një burrë vrau me thikë gruan në sy të fëmijës 8-vjeçar. Jemi përballë një fenomeni veçanërisht shqetësues dhe të papranueshëm. Nga akte të tillë dhune është në lojë civilizimi i vendit. Nuk duhet ta ulim kurrë vigjilencën për të reaguar”.
TPZ.AL