TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pasi ka përfunduar mbledhja e Komisionit të Jashtëm, ministri Ditmir Bushati ka folur jashtë ambienteve në Kuvendit për angazhimet që ka dikasteri i tij, duke u ndalur tek çështja e dialogut me shtetin fqinj Greqinë.
Bushati u shpreh se është një dialog që ka vështirësitë e veta, por që angazhimi i qeverisë do të jetë maksimal për të vijuar dialogun. Sipas ministrit janë një sërë çështjesh që ende konsiderohen të nxehta, dhe për të cilat kërkohet një kohë e caktuar për tu zgjidhur.
“Është një dialog që ka vështirësi të vetat. Pikëpamjet janë të qarta. Ka çështje me të cilat jemi pranë zgjidhjes. Ky është një diskutim në një format që bota e njeh dhe e aplikon. Është më intensiv nuk është një negociatë. Angazhimi i qeverisë shqiptare për të qenë më angazhues në këtë proces për të qenë më të hapur me Greqinë.
Çështjet janë bërë disa herë publike si nga unë dhe nga ana e homologut grek. Për këtë vendosëm këtë dialog. Nuk diskutohet që një pjesë e çështjeve konsiderohen ende të nxehta, që kanë lidhje me çështjet konsullore, të drejtat e pakicës, roli i Shqiptarëve që jetojnë e kontribuojnë në Greqi.