AKTUALITET, 23 Prill 2020, 13:31

“Një person dyshohej për koronavirus”, ISHP: Testi i parë u krye më 31 janar të 2020

“Një person dyshohej për koronavirus”, ISHP: Testi i


Përfaqësuesja e Institutit të Shëndetit Publik (ISHP), Rovena Daja gjatë një deklarate për mediat sot tregoi se testi i parë i COVID-19 është kryer më 31 janar të vitit 2020.

“Testi i parë i COVID-19 është kryer me 31 janar të viti 2020, për një person të dyshuar, në banoratorin e virologjisë në Institutin e Shëndetit Publik.”, tha Daja.

Sa i takon riatdhesimeve dhe përse shtetasit shqiptarë që kthehen në atdhe nuk karantinohen në Kavalishencën e Durrës, ajo tha se është vendosur për struktura të posaçme duke qenë se numri i personave që kthehen është i lartë.

Po kështu, Ministria e Shëndetësisë bëri me dije ditën e sotme se në 24 orët e fundit janë zbuluar dhe 29 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri dhe numri total i të infektuarve ka shkuar në 663.

Numri i viktimave është 27 dhe betejën me COVID-19 e kanë fituar 384 qytetarë.

Virusi është përhapur gjerësisht në burgun “313” në Tiranë, ku aktualisht janë 13 të infektuar.