TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Aktivisti i Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Tiranë, Boiken Abazi me anë të një statusi në rrjetet sociale i ka kërkuar Qeverisë shqiptare që përpara se të flas për "turizmin patriotik" duhet të dënojë grushtin e shtetit që po ndodh në Kosovë nga ana e Presidentit Hashim Thaçi në mes të pandemisë.
Statusi i plotë:
Ftoj Ministrin Blendi Klosi dhe çdo anëtar tjetër të qeverisë, çdo zyrtar qeveritar e çdo parti politike në Shqipëri, çdo gazetar e ekonomist, çdo shoqatë e çdo operator turistik, që para se të kërkojnë "turizëm patriotik" nga Kosova për të shpëtuar turizmin në Shqipëri, të dënojnë një herë publikisht shkatërrimin e rendit kushtetues në Kosovë nga Presidenti Thaçi në mes të pandemisë. Thirrja për "turizëm patriotik" duke heshtur para grushtit të shtetit që e çon Kosovën në errësirë dhe ia rrezikon demokracinë, ekonominë, shtetësinë dhe territorin është hipokrizi antipatriotike, e cila rëndohet edhe më shumë nga koncesioni me taksa abuzive në Rrugën e Kombit. Mjaft me oportunizëm dhe hipokrizi. Nuk pa paqe e zhvillim pa drejtësi. Ose do biem, ose do ngrihemi bashkë në solidarizim.