AKTUALITET, 12 Mars 2018, 10:33

Ngarkon makinën me drogë në kufi, shqiptari arrestohet në Selanik

Ngarkon makinën me drogë në kufi, shqiptari arrestohet në

Pranga një shtetasi shqiptar nga policia greke. Sipas të dhënave ai kishte ngarkuar makinën me drogë, ndërsa thuhet se, policia greke  e ka ndjekur dhe ka ndaluar një makinë që vinte nga kufiri mes Greqisë dhe Shqipërisë.

Automjeti, i cili ishte ngarkuar ne kufirin e gjelbër me Janinën, u arrit të kapej në Selanik.

Ndërkohë bëhet e ditur se brenda në mjet u gjetën dhe sekuestruan 18 pako me 113 kg 450 gram marijuanë të fshehura në bagazh, ndërsa u vu në pranga 28-vjeçari shqiptar. Policia sekuestroi makinën dhe dy telefona celularë.

Prej 20 Janarit e deri sot, ne Igumenicë, Janinë, Athinë, Selanik e kryesisht ne zonën Kostur-Follorine, policia greke ka sekuestruar jo pak, por 3 ton marijuanë që vinte nga Shqipëria.