TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç është i kënaqur me prezantimin e Serbisë në Konferencën e Sigurisë në Munih.
Pas pjesëmarrjes në Konferencën e Sigurisë në Munih, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka thënë se pozicioni i Serbisë është më i mirë se që ka qenë dhe kjo e bën të ndihet krenar.
“Nuk e kam ditur se të gjithë në botë, mund të them nga të gjitha shtëpitë e mëdha mediale, kanë interesim për temën e Beogradit dhe Prishtinës që është bërë një prej çështjeve kryesore jo vetëm për ne por edhe rajonin, Evropën e mund të them edhe mbarë botën”, u shpreh Vuçiç për “RTS”.
Duke komentuar deklaratën e Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama se Kosova është pjesë e Shqipërisë, Vuçiç tha:
“Ne e kemi politikën tonë, e dimë rrugën tonë, ne duhet të jemi bashkëpunues ndaj Bashkimit Evropian. Për këtë arsye pozicioni i Serbisë është ndryshe dhe më i mirë. Dhe për këtë arsye jam shumë krenar”.