AKTUALITET, 18 Shkurt 2019, 10:07

Propozimi i Bashës për djegie mandatesh, LSI mbledh grupin parlamentar

Propozimi i Bashës për djegie mandatesh, LSI mbledh grupin parlamentar

Kreu i Partisë Demokratike, njoftoi ditën e djeshme se do të propozojë, djegien e mandateve parlamentare.  Grupi parlamentar i Partisë Demokratike do të mblidhet ditën e sotme, për të diskutuar këtë propozim.

Nga ata tjetër, edhe LSI, aleatja kryesore e PD-së në opozitë, pritet të mbledhë grupin parlamentar në orën 13:00, për të diskutuar këtë çështje.

LSI nuk ka ende një qëndrim lidhur me propozimi e Bashës. Kryetarja e partisë, Monika Kryemadhi, reagoi ditën e djeshme me anë të një statusi në rrjetet sociale, ku thuhej se " beteja kundër Ramës dhe bandave të krimit vazhdon. Nuk ka parë gjë akoma!".

/TPZ.AL/