TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një rast i paprecedent dhune është shënuar në një familje shqiptare në Greqi, por falë ‘ndërhyrjes’ së fëmijës, policia ka arritur në vendngjarje.
Në momentin që babai i tij po dhunonte nënën, fëmija i pranishëm në shtëpi ka dalë në ballkon dhe ka kërkuar ndihmë nga fqinjët.
“Babi po rreh mamin”, është dëgjuar vogëlushi të shprehet.
Menjëherë pas thirrjes fqinjët kanë lajmëruar policinë, të cilët kanë thyer derën duke shpëtuar edhe gruan e re. 35-vjeçari ka rënë në prangat e policisë.
Gruaja u dërgua në spital me plagë të rënda. Ngjarja ndodhi dje në drekë në Tripoli. Identiteti i autorit nuk bëhet akoma i ditur.