TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Disa të rinj serbë dhe një shqiptar nga Kosova janë përfshirë të dielën në një përleshje fizike në një lagje në Astoria të New York-ut, ku është dashur edhe ndërhyrja e policisë.
I gjithë konflikti nisi pas provokimit të serbëve, të cilët duke brohoritur ‘Kosova është Serbi’ dogjën flamurin e Kosovës.
Ndërkaq shqiptari i identifikuar si Anton Pergjokaj ndërhyri duke kapur flamurin nga dora, ku nisi përleshja.
“Unë isha në makinë kur pashë një grup njerëzish me flamurin e Kosovës në dorë, në fillim mendova se ishin shqiptarë duke festuar, kur u afrova dëgjova duke brohoritur ‘Kosova është Serbi.
Ishte provokim i rëndë, nuk mund të kaloja aty sikur nuk ka ndodhur asgjë. Edhe në polici e thash në deklaratën time, që nuk do të qëndroj asnjëherë indiferent kur me fyhet flamuri ose simbolet e shtetit tim", tha Pergjokaj për lajmi.net.