AKTUALITET, 30 Shtator 2018, 23:59

Gazetarja amerikane që akuzon Ronaldon për përdhunim, e martuar me një shqiptar

Kathryn Mayorga, amerikania 34-vjeçare që akuzon Kristiano Ronaldon se e ka përdhunuar më 12 qershor 2009 në një hotel të Las Vegasit, është diplomuar për gazetari (tashmë modele) dhe ka qenë e martuar me një barist shqiptar në mesin e vitit 2008, i cili ishte i dashuri i saj dhe rregullonte edhe kompjuterat, por që u ndanë një vit më pas.

Është revista gjermane “Der Spiegel”, në versionin anglisht, ajo që e përmend këtë fakt.

Ja çfarë shkruhet në artikullin e revistës.

“Kathryn Mayorga u diplomua për gazetari në Universitetin e Nevadës, Las Vegas.

....

Pas një kohë të shkurtër pas diplomimit në 2008, ajo u martua me të dashurin e saj, një barist nga një familje shqiptare, i cili kryente edhe punën e rregullimit të kompjuterëve, përfshirë edhe atyre që u përkisnin familjes së saj. “Në këtë moshë, unë u diplomova, kisha nevojë të martohesha, e ndjenja presionin”, thotë ajo. “Dhe së pari, unë u lidha me të.”.

Por, nuk ishte e ngjarë të ishte kështu. Rreth një vit pas martesës së tyre, çifti u nda dhe Mayorga u rikthye te prindërit e saj, shtëpia e të cilëve ishte një lagje më të mirë në Las Vegas, e kompletuar me një kopsht të rregulluar mirë, një garazh të madh, një pishinë të bukur dhe një pamje të këndshme të qytetit”.

...

 

AKUZAT

Ditët e fundit po qarkullon një lajm-skandal që i ka prishur krejtësisht imazhin e futbollistit Cristiano Ronaldo. Një grua 34-vjeçare e ka denoncuar yllin e Juventus për përdhunim. Sipas dëshmive ngjarja ka ndodhur në vitin 2009 në një hotel. Lajmi është bërë publik nga media gjermane "DER SPIEGEL", ku është rrëfyer edhe vetë 34-vjeçarja Kathryn Mayorga.

Sipas të njëjtave burime, Ronaldo i ka dhënë Mayorgas 357 mijë dollarë që të heshtte, por detaje të reja kanë dalë në dritë. Bëhet fjalë për dëshminë e frikshme të vazjës e cila shprehej se i ka kërkuar që të ndalej por ai nuk e ka bërë këtë gjë.

“M'u hodh nga pas. Kurrë nuk jam frikësuar si atëherë. Ai kishte disa rruaza të bardha rreth qafës, ndërsa unë ulërija dhe kërkoja që të ndalej. Ai më ka përdhunuar në anus, dhe më pas më pyeste nëse kisha dhimbje. Më pas Ronaldo me tha se është 99% djalë i mirë, por ai 1% e bënte që të kryente veprime të tilla,”- mësohet të ketë thënë gruaja.

Kathryn Mayorga, e cila më pas e la gazetarinë, për t'iu kushtuar modelimit,  ka deklaruar se atëherë ishte 25 vjeç dhe Ronaldo e ka përdhunuar atë në një hotel në Las Vegas në vitin 2009. Ajo shprehet se mund të fundosë CR7 pasi ka edhe një foto gjatë aktit.