AKTUALITET, 28 Nëntor 2018, 14:16

Dita e Flamurit/ Putin mesazh urimi Metës, ja çfarë i shkruan

Dita e Flamurit/ Putin mesazh urimi Metës, ja çfarë i shkruan

Me rastin e Dites se Flamurit, presidenti i Shqiperise, Ilir Meta, ka marre mesazh urimi nga presidenti i Rusise, Vladimir Putin.

Lajmin e ben me dije ambasada ruse ne Tirane, e cila poston mesazhin qe Putin ka dhene per Meten dhe gjithe shqiptaret ne kete dite feste te rendesishme.

Mesazhi i Putin

Shkëlqesisë së Tij

zotit Ilir Meta,

President i Republikës së Shqipërisë

Tiranë

I nderuar zoti President,

Pranoni urimet e mia me rastin e festës kombëtare të Shqipërisë, Ditës së Flamurit.

Jam i sigurt se zhvillimi i marrëdhënieve konstruktive dhe bashkëpunimit dypalësh ruso-shqiptar në fusha të ndryshme do të ishte në interes të popujve të dy vendeve tona, si edhe të gjithë Evropës.

Ju uroj Juve shëndet dhe suksese, ndërsa të gjithë bashkëqytetarëve Tuaj u uroj mirëqenie dhe begati.

Me respekt,

Vladimir Putin

Moskë, Kremlin

Më 28 nëntor 2018.