AKTUALITET, 28 Nëntor 2018, 14:10

Panuçi drejt largimit? FSHF merr vendimin e rëndësishëm

Panuçi drejt largimit? FSHF merr vendimin e rëndësishëm

“Nisur nga disa spekulime dhe lajme abuzive që kanë qarkulluar në disa media orët e fundit, Federata Shqiptare e Futbollin dëshiron t’iu informojë se nuk është aspak e vërtetë që jemi në kërkim të një trajneri të ri për Kombëtaren Shqiptare të Futbollit.” -thuhet në një njoftim të FSHF-së të publikuar në faqen zyrtare.

FSHF kështu i jep fund lajmeve se Panuçi është drejt largimit duke rikonfirmuar qëndrimin e tij në kombëtaren Kuq e Zi.

FSHF thekson se është duke punuar dhe bashkëpunuar maksimalisht me trajnerin Panuçi për të arritur rezultate sa më të larta në kualifikueset për Kampionatin Europian 2020.