AKTUALITET, 28 Nëntor 2018, 13:41

Elvana Gjata thyen heshtjen, letër Prokurorisë: Jam në Gjermani, kthehem kur…

Elvana Gjata thyen heshtjen, letër Prokurorisë: Jam në Gjermani,

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me komunikimin e Elvana Gjates me grupin hetimor. Burime për Report Tv, bëjnë me dije se Elvana Gjata ka statusin e dëshmitares dhe ndaj saj nuk ka masë sigurie.

Elvana Gjata 3 javë më parë i ka derguar me poste prokurorise nje njoftim ku deklaron “ndodhem jashte vendit për arsye shendetesore, jam njohur nga media se kerkoni deshmine time. Sapo te jem në Shqiperi do të paraqitem per te dhene deklarimet e mia”.

Sipas hetimeve te policisë dhe prokurorisë rezulton se kengëtarja s’ka qenë e pranishme ne momentet e konfliktit ne ish bllok ku nga perplasja fizike dhe perdorimi i armeve mbeti nje viktime e dy te plagosur.

Shqiptarja.com