AKTUALITET, 16 Prill 2020, 17:55

Vdes edhe një tjetër person nga koronavirusi në Kosovë, viktima e dytë brenda disa orësh

Vdes edhe një tjetër person nga koronavirusi në Kosovë,

Edhe një person i prekur me koronavirus ka ndërruar jetë sot në Kosovë, ka lajmëruar Klinika Infektive e QKUK-së.

Klinika Infektive e QKUK-së ka njoftuar në orët e pasdites në Njësinë e Kujdesit Intensiv të kësaj klinike ka përfunduar me vdekje pacientja F.H.(1949) nga Komuna e Vushtrrisë.

Pacientja është hospitalizuar në Klinikën Infektive me datë 05.04.2020, e referuar nga Qendra Emergjente e Spitalit të Vushtrrisë.

Pacientja ka qenë në gjendje të rëndë që nga pranimi në Klinikën Infektive, testi për SARS-CoV-2 ka rezultuar pozitiv dhe përveç sëmundjes COVID-19 ka pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese.

https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=1636859846471596&id=597689407055317